Më 17 janar, raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi në New York

Maqedonia

Më 17 janar, raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi në New York

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Tashmë është zyrtarizuar se raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit do të mbahet në New York, me ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së, Matthew Nimetz. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për agjencinë e lajmeve AIM, kurse takimi do të realizohet më 17 janar.

Raundi i fundit i bisedimeve, pas tre vitesh ndalesë, u mbajt në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor të vitit që lamë pas. Ende nuk ka një propozim konkret, por zv.kryeministri Bujar Osmani ka deklaruar se një të tillë do të ketë në fund të muajit janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat