“Pollati” i BESËS sot te Zaevi, ja qëllimi i takimit?

Maqedonia

“Pollati” i BESËS sot te Zaevi, ja qëllimi i takimit?

Më: 9 janar 2018 Në ora: 07:37
Ilustrim

Ish kryetari i BESËS, Bilall Kasami ndryshe siç e quajnë krahu i Shkupit si Pollat, nesër do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ky takim thuhet se është kërkuar  urgjentisht nga  Kastriot Rexhepi që ka miqtë në  LSDM për ti ndihmuar kryeministri krahut të Tetovës.

Takimi kokë më kokë me kryeministrin Zaev vjen si pasojë e përçarjes së Lëvizjes BESA dhe Kasami mund ti ofrojë dy deputetët e RDK-së për mbështetje vetëm e vetëm që Zaev ti ndihmojë Kasamit për të mbajtur partinë.

Nuk dihet ende nëse ky takim do të realizohet nesër, por Zaev është i gatshëm që të ris numrin e deputetëve që do ta mbështesin këtë qeveri reformuese.

Ndryshe Lëvizja BESA tani ka dy kryetar Bilall Kasamin dhe Nexhbedin Kahremanin të dy kanë thirrur kongres në muajin shkurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat