Rajoni lindor i Maqedonisë shpreson në ngritjen e turizmit rural

Maqedonia

Rajoni lindor i Maqedonisë shpreson në ngritjen e turizmit rural

Më: 8 janar 2018 Në ora: 22:26
Ilustrim

Kryekomunarët e rajonit lindor të Maqedonisë konsiderojnë se shpëtimi i rajonit është në infrastrukturë dhe turizëm, si formë e ngritjes ekonomike.

Për këtë, ata presin mbështetje nga shteti, kurse turizmin do ta zhvillojnë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe parave evropiane.

Sipas 24Vesti, ekspertët njëzëri mendojnë se ka potencial, sidomos për turizëm rural, por duhet shumë punë për ta arritur këtë, pasi që duhet më shumë mbështetje dhe bashkëpunim nga institucionet.

Për këtë gjë, me rëndësi është edhe kapaciteti njeri, pra kuadro të rinj të shkolluar dhe me praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat