Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura në disa vende. Ndërsa për shkak të paraqitjes së mjegullës, shikueshmëria në Ohër, Strugë dhe Makedonski Brod është zvogëluar në 50 deri 100 metra.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Në disa rrugë është e mundur rëshqitja e dheut, sidomos në Koçani – Makedonska Kemnica – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë dhe Resnjë – Bukovë.

Intenziteti i komunikacionet jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat