Dikur qejf, sot sport i mirëfilltë, patinazhi në Maqedoni gati për gara ndërkombëtare

Maqedonia

Dikur qejf, sot sport i mirëfilltë, patinazhi në Maqedoni gati për gara ndërkombëtare

Më: 7 janar 2018 Në ora: 22:09
Ilustrim

Tentoi të rrotullohet…u rrëzua…dhe u ngrit duke e bërë rrotullimin e plotë. Me këtë motiv kjo vogëlushe vjen çdo ditë në pistën e patinazhit Boris Trajkovski, njëjtë siç vijnë dhe fëmijët e tjerë të cilët me ushtrimet, rrëshqitjet dhe rrotullimet pa frikë, bëjnë që pista e patinazhit të duket si një skenë filmash.

“Patinazhi si sport në Maqedoni është futur vonë edhe pse në fakt në qendra kryesore të qytetit ka pasur pista patinazhi, por tashmë ai është formuar si një sport serioz me federatën e vet, si janë kushtet këtu në Maqedoni, sa preferojnë sportistët për të luajtur dhe a ka gara të vendit, por edhe ndërkombëtare.”

Fillimi i 2017-s solli dhe garën e parë në patinazhin artistik në Maqedoni me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit si Serbia, Bullgaria, madje edhe nga Mbretëria e Suedisë. Garuesit në tre kategori u ndoqën nga arbitra ndërkombëtarë gjë që e rrit edhe më tepër vëmendjen e këtij sporti në Maqedoni.

Përveç si argëtim, sidomos gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, tashmë ky sport ka dhe federatën e tij. Presidentja e Federatës së Patinazhit Cvetanka Magaroski tregon se patinazhi si sport është në zhvillim e sipër.

“Vitin e kaluar për herë të parë organizua një garë kombëtare jemi shumë krenarë dhe e konsiderojmë një sukses të madh pasi kishte garues të cilët denjësisht mund ta përfaqësonin Maqedoninë, këtë vit presim që ta organizojmë sërish dhe të mbetet një traditë në vitet në vazhdim…’’, tha Cvetanka Magaroski, Presidente e Federatës.

Duke komentuar dhe pjesëmarrjet në arenën ndërkombëtare kryetarja tregon paraqitjen në “Junior Grand Prix” në Zagreb, por është e vetëdijshme që në vitin 2018 duhet bërë më tepër punë që numri i pjesëmarrësve të rritet. Në ndërkohë në pistën e patinazhit vazhdojnë të mësohen hapat për koreografinë e radhës dhe garën që do të mbahet në Serbi.

Stërvitësja na tregon hapat e para të ushtrimit, për fillestarët e gjitha fillon me teknikën “citrus”.

“Mendoj që më fund arritëm të bëjmë diçka, çfarë ishte kjo dhe si mund ta bëjnë të tjerët?”
“Kjo është një nga ushtrimet e para për fillestarët, bëhet në formë të gjetheve, limonit apo citronit dhe është një ushtrim i rëndësishëm.’’, tha trajnuesja.

Ndërsa për të bërë këtë rrotullim, duhet pak kohë dhe ushtrime të vazhdueshme. Patinazhit, si sport në Maqedoni i janë drejtuar më tepër fëmijë të cilët shpesh herë guxojnë të sfidojnë veten, ndërkaq të rriturit kanë ngelur vetëm te pjesa e argëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat