Porosi nga Athina e Selaniku: Maqedonia është Greqi

Maqedonia

Porosi nga Athina e Selaniku: Maqedonia është Greqi

Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:34
Athina

Klima pozitive që ditëve të fundit u krijua nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin, është zbehur nga paralajmërimet për protesta nacionaliste në Athinë dhe Selanik si dhe nga deklarata e Mitropolitit të Selanikut, Antimos.

Përfaqësuesi i kishës greke gjatë festës së një dite më parë të Ujit të Bekuar në Portin e Selanikut në fjalimin e tij, para hedhjes së kryqit, dërgoi mesazh se emri Maqedoni është grek.

Maqedonia do të thotë Greqi, kjo është ajo që duhet të gjithë ta kuptojnë. Njëkohësisht Greqi do të thotë Maqedoni- tha Antimos, Mitropolit i Selanikut.

Deklaratë të ngjashme në të njëjtin festim dha edhe ministrja greke për rajonet Maqedoni dhe Thraki, Marija Kola Caruha. Ky mesazh edhe më shumë i nxiti shoqatat greke që grumbullojnë nënshkrime me kërkesën që termi Maqedoni të mos figurojë në emrin eventual të ri. Ky aksion është pjesë e fushatës më të gjerë, e quajtur “Maqedoni do të thotë Greqi”, në suazat e të cilit më 21 janar do të mbahen protesta në Athinë dhe Selanik. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që tubime të ngjashme të organizohen edhe nëpër qytete të tjera në Greqinë veriore, siç thuhet në njërën prej grupeve në rrjetin social fejsbuk përmes së cilës organizohen këto protesta.

Ne besojmë që të gjithë qytetet që janë me kilometra larg Selanikut patjetër të kenë tubime lokale. Para së gjithash, Athina dhe sheshi Sintagma. Nëse e ndani këtë pikëpamje, do të ndihmoni që kjo të bëhet realitet. Le të jetë Maqedonia shkak që të ngrihemi nga krevatet tona të bashkuar. Këtu nuk ka ndarje. Maqedonia nuk është e shitur, nuk është e dhënë-thuhet në thirrjet për protesta në Facebook. 

Megjithatë, në pikëpyetje është vënë masiviteti i këtyre tubimeve për shkak se në njërën prej faqeve në fejsbuk prezencë deri më tani kanë paralajmëruar më pak se 300 shfrytëzues. Njëkohësisht, nga kryeministrat Zaev dhe Cipras vazhdojnë të vijnë mesazhe optimiste se kontesti mund të tejkalohet gjatë këtij viti. Kryeministri Zaev në një intervistë për portalin MKD.mk theksoi se ende është herët që në tavolinë të vendosen propozime konkrete, edhe pse këto ditë mediat greke spekuluan me opsionet “Maqedonia e re”, Maqedonia e Epërme”, dhe “Maqedonia e Veriut”, pa përkthim në Maqedonisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat