Eurointegrimet: Qytetarët optimist për antarësim gjatë këti viti

Maqedonia

Eurointegrimet: Qytetarët optimist për antarësim gjatë këti viti

Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim nga Shkupi

Pas paralajmërimeve për agjendë të ngjeshur të aktiviteteve të zyrtarëve të lartë të Shkupit dhe Athinës, si dhe diplomatëve të lartë të Brukselit dhe Uashingtonit në funksion të gjetjes së një kompromisi rreth kontestit për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë për t’i hapur rrugë zhbllokimit të anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
 
Qytetarët e vendit shprehin optimizëm se viti 2018 do të sjell ndryshime sa u për eurointegrimeve.Ata shprhen se zgjidhja e kontestit të emrit përfundimisht ka hyrë në binarë të duhur dhe kjo jep shpresë për antarësim të shpejtë.
 
“Shumë jam i sigurt se do të antarësohet.Unë jam i mendimit se këta shtete që kanë ngexur prapa do të shkojnë paket drejt BE-së përshkak të ndikimit rus në Ballkan .Kjo dmth do të jetë politikisht sikurse ishte me Bullgarinë dhe Rumaninë”...
 
“Në bazët të bisedimeve pritet që do të ketë diçka por nuk e dime”....
 
“Jam plotësisht I sigurtë,nuk ka tjetër alternativë. Mendoj se kësaj radhe nuk do të ketë problem do të rregullohen çështjet. Ky vit do të jetë i mir për Maqedoninë dhe popullatën”, shprehen qytetaret e anketuar per TVM2.
 
Në muajin shkurt Maqedonia do të pret një raport të jashtëzakonshëm sa i përket realizimit të planit 3.6.9.

Përshkak se disa nga pikat e këti plani kërkojnë shumicë parlamentare ,deri më tani disa here janë bllokuar proceset për shkak të mungesës së opozitës.
 
Në  muajin prill do të shpallet raport progresi për vendet Ballkanike ku Maqedonia kësaj radhe pritet të marë rekomandim të pakushtëzuaur.
 
Ndërkaq në samitin e BE-së në qershor do të vendoset nëse Maqedinisë do ti jepet data për fillimin e bisedimeve të cilës i paraprin zgjidhja e kontestit të emrit për cka autoritetet e Shkupit dhe Athinës janë zotuar se do të zhvillojnë takime intensive në drejmti të zgjidhjes së kontestit.
 
Së shpejti pritet që Zv Kruyeministri Bujar Osmani të ketë vizitë në Greqi ku do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias.
 
Ndërkohë që, mediat greke kanë paralajmëruar dhe për një takim eventual kokë më kokë ndërmjet dy kryeministrave të dy vendeve fqinje, atij të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Davos.
 
Ndryshe, në javën e tretë të janarit, më 17 dhe 18, në Shkup pritet të arrijë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, me ç`rast do të takohet me zyrtarët e lartë të Maqedonisë, ndërsa në fokus të takimeve do të jetë zgjidhja e kontestit të emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat