Më 12 shkurt fillon rigjykimi i rastit "Monstra"

Maqedonia

Më 12 shkurt fillon rigjykimi i rastit "Monstra"

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:45
Ilustrim

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar seancën e parë gjyqësore për rastin “Monstra”.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar seancën e parë gjyqësore për rastin “Monstra” e cila do të mbahet më 12 shkurt, me trup të ri gjyqësorë, ku si gjyqtar i parë i lëndës është zgjedhur Ognen Stavrev, ndërkaq gjyqtar i dyti Osman Shabani.

Këtë e konfirmon edhe avokati mbrojtës Naser Raufi. Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të kthehet në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Poashtu në arrati ndodhen edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat