Rritje e çmimeve të shërbimeve hoteliere në Maqedoni

Maqedonia

Rritje e çmimeve të shërbimeve hoteliere në Maqedoni

Më: 5 janar 2018 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Sipas publikimit të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimet e shërbimeve hoteliere në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2017, janë rritur për 0,2 për qind.

Krahasuar shërbimet në grupe, rritje është shënuar në grupin Ushqim për 0,2 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hoteliere në dhjetor të vitit 2017, në krahasim me muajin e njëjtë nga vitit paraprak, është rritur për 0,9 për qind, ndërsa indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotiliere gjatë tërë vitit është rritur për 0,8 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2016 është rritur për 0,6 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat