Ministri i Drejtësisë pas festave do të ftojë mbledhje të Këshillit për reforma në gjyqësi

Maqedonia

Ministri i Drejtësisë pas festave do të ftojë mbledhje të Këshillit për reforma në gjyqësi

Më: 5 janar 2018 Në ora: 16:17
Bilen Saliji

Rregullorja e punës së “Këshillit për reforma në gjyqësi”, të cilin e përgatitën profesoresha Mirjana Najçevska, ish gjykatësja në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg, Mirjana Llazarevska Trajkovska dhe tre anëtarë të tjerë të këtij trupi, është gati që para Vitit të Ri. Por edhe krahas asaj që Rregullorja është dërguar në Ministrinë për Drejtësi dhe në mënyrë plotësuese janë paraqitur për informatë në lidhje me mbledhjen e rradhës.

“Rregullorja ishte gati që nga dita e tretë pasi që u dha detyra. Më pas u dërgua te Ministria, por ata nuk caktuan mbledhje të Këshillit. Nëse nuk na kontaktojnë deri në ditën e martë unë me siguri do të jap dorëheqje”, tha Najçevska.

Nga Ministria e Drejtësisë deklaruan se nuk ka datë të saktë të caktuar për mbledhje të Këshillit për reforma, por mbledhja do të mbahet pas festave. Këshilli për reforma në gjyqësi ka 27 anëtarë, ndër të cilët edhe vetë ministri i drejtësisë, Bilen Saliji.

Pas pakënaqësisë për mënyrën e funksionimit të këtij trupi, dorëheqje paralajmëruan profesorët Gordan Kallajxhiev dhe Mirjana Najçevska, por ministri drejtësisë pas takimit të realizuar me to në dhjetor tha se mosmarrëveshjet janë tejkaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat