Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg më 17 janar vjen në Maqedoni

Maqedonia

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg më 17 janar vjen në Maqedoni

Më: 4 janar 2018 Në ora: 19:44
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni më 17 dhe 18 janar. Nikoqir i Stoltenberg do të jetë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa janë planifikuar edhe shumë takime tjera të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës gjatë vizitës dy ditore në Maqedoni.

Vizita e kreut të NATO-s në Maqedoni përputhet me rrethin e ri të bisedimeve mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin Matthew Nimetz në New York, kur, sipas opinionit të përgjithshëm të ekspertëve, do të fillojnë bisedimet thelbësore për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për kontestin e emrit ndërmjet dy shteteve fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat