Kotzias: Jemi të vendosur për një zgjidhje, Maqedonia të heq dorë nga irredentizmi

Maqedonia

Kotzias: Jemi të vendosur për një zgjidhje, Maqedonia të heq dorë nga irredentizmi

Më: 2 janar 2018 Në ora: 22:25
Nikos Kotzias

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se nuk ka ende bisedime thelbësore ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas tij, vijat e kuqe greke nuk duhet të publikohen për opinionin, por beson se në Kuvendin e Greqisë do të votohet një marrëveshje e mundshme.

Kotzias theksoi se Qeveria greke është e vendosur që të jep kontribut për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke bërë thirrje te pala maqedonase që t’i ulë tonet dhe thirrjet iredentiste.

Ai bëri të ditur se do të ketë takim me të gjithë ministrat e Qeverisë greke ku do të prezantohen detaje nga bisedimet për emrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat