Në New York pritet raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit

Maqedonia

Në New York pritet raundi i ri i bisedimeve Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit

Më: 2 janar 2018 Në ora: 20:22
Matthew Nimetz

Mediat maqedone bëjnë të ditur se më 19 janar në New York do të ketë takim ndërmjet ekipeve negociuese të Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së, Matthew Nimetz.

Nuk është e qartë nëse Nimetz do të ofrojë propozim konkret në tavolinë, por pritet një konkretizim qëndrimi të ndërmjetësuesit të OKB-së.

Përndryshe, në takimin e fundit, të mbajtur më 12 dhjetor, 2017, në Bruksel, u shfaq një optimizëm i madh rreth zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat