Mjekët në Maqedoni: Qytetarët të kenë kujdes me ushqimin dhe alkoolin gjatë festimeve

Maqedonia

Mjekët në Maqedoni: Qytetarët të kenë kujdes me ushqimin dhe alkoolin gjatë festimeve

Më: 2 janar 2018 Në ora: 18:30
Ilustrim

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me ushqimin gjatë ditëve festive të fillimvitit. Ata kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm me konsumimin edhe të alkoolit.

Sipas mjekëve, qytetarët e kanë mësuar mësimin se si duhet të sillen në sofrën festive, duke shtuar se të rinjtë janë më pak të vëmendshëm, kurse të moshuarit janë më të vëmendshëm.

Prandaj, mjekët kërkojnë nga qytetarët të jenë të disciplinuar, sidomos ata që për krishtlindjet ortodokse agjërojnë të hanë ushqime të lehta dhe në masë më të pakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat