A po e paralajmëron Adili formimin e një partie të re shqiptare ?

Maqedonia

A po e paralajmëron Adili formimin e një partie të re shqiptare ?

Më: 2 janar 2018 Në ora: 14:42
Adili

Gjatë 3 muajve te kaluar i kam ecur thuajse te gjitha trojet shqiptare, qe nga Manastiri deri ne Kumanove.

Perveç Shkupit qe kishte ndryshuar per nga infrastruktura (me beton dhe statuja) gjate ketyre 3 dekadave qe une nuk e kisha pare, Tetoven dhe Gostivarin i gjeta ashtu siç i kisha lene para 3 dekadash.

Ndersa Manastiri, qyteti i Alfabetit, ku ne vitin 1982 une e vuajta denimin per pjesemarrje ne demonstratat e msrs-prillit 1981 ne Prishtine, nuk fliste me shqip, sepse gjate 3 dekadash ishin shperngulur edhe ata pak shqiptare.

Shperngulja, kjo plage e pasherueshme e shqiptareve, dikur e planifikuar me projekte dhe elaborate nga Vasa Çubriloviç dhe shume viça te tjere serbe, shume rende e kishte goditur Kerçoven dhe Kumanoven, aq shume sa jam shume i bindur se 3/4 e shqiptareve ishin larguar nga Kerçova dhe Kumanova, dhe jo vetem…, por edhe nga Struga dhe Dibra, nga ku shqiptaret e Dibres, permes Meksikes largoheshin (duke paguar nga 20.000$) per ne Amerike.

Gjate gjithe fushates elektorale te partive politike shqiptare gjate zgjedhjeve lokale une nuk e degjova asnje fjale te vetme nga ndonje kandidat shqiptar te ndonje komune dhe as nga ndonje parti politike shqiptare per fenomenin e shpernguljes se rinise shqiptare nga trojet shqiptare.
 

Dhe, jam shume i bindur se, partite politike shqiptare ekzistuese, as edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat do te mbahen shume shpejt (me se largu ne vjeshte te ketij viti – 2018), nuk do te flasin fare.

Pse?

Sepse, partite politike shqiptare ne IRJM (ekzistuese) nuk kane programe politike afat-shkurtra, afat-mesme dhe afat-gjate per mbrojtjen dhe avansimin e kauzes se shqiptareve ne trojet shqiptare;

Sepse, qellimi dhe synimi kryesor i partive politike shqiptare ne IRJM (ekzistuese) ka qene dhe mbetet vetem pushteti dhe asgje tjeter.
Prandej, per te ndaluar kete gangrene te shqiptareve (shperngulen shqiptare) dhe edhe per te avansuar kauzen shqiptare ne trojet e tyre stergjyshore, une gjykoj se eshte momenti i fundit kur te gjitha kokat e ndritura (intelektualet atdetare) duhet te zgjohen nga gjumi letargjik dhe te bashkohen si nje trup i vetem per te formuar partine e re dhe te vertete te shqiptareve dhe per shqiptaret.

Ne te kunderten e kesaj, nese ne intelektualet atdhetare do te vazhdojme te sillemi si sehirxhinj karshi kesaj tragjedie ndaj shqipateve, duhet te jemi shume te bindur se neser do na gjykoje historia, edhe me rende se ata qe e kane shkaktuar kete tragjedi.

Koha nuk pret, prandej…, ka përfunduar Adili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat