Ivanov viziton kazermën “Çojlija”, ja çfarë thotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Ivanov viziton kazermën “Çojlija”, ja çfarë thotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 1 janar 2018 Në ora: 19:44

Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet anëtare e 30 e NATOS. Kështu mendon presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili pret që në samitin e radhës në NATO Maqedonia përfundimisht të bëhet pjesë e Aleancës.

Sipas tij, Armata e Republikës së Maqedonisë i plotëson të gjitha kushtet që i kërkon NATO për të qenë anëtare e saj. Ivanov gjithashtu shpreson që në periudhën e ardhshme NATO të mos jetë peng i Greqisë.

“Shpresojmë që në periudhën e ardhshme edhe strukturat e NATO-s nuk do të mbahen peng nga një prej anëtareve të saj e cila shikon  interesat e veta, e jo interesat e NATOS dhe gjithë rajonit. Presim që në samitin e radhës të NATO-s Maqedonia të bëhet përfundimisht anëtare e saj. Ajo që kërkon Greqia është në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe atje veprohet me çështjen e emrit”,u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.

Përveç pritjeve që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, Ivanov është optimist edhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e shpresat për këtë ai i mban atëherë kur Bullgaria do të kryesojë me BE-në, pasi që sipas tij Maqedonia ka treguar marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë.

“Janë treguar përgatitjet nga Maqedonia dhe pritjet janë që kur do të kryesojë Bullgaria me BE-në, Maqedonia në atë plan përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave. Ai është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, por ne jemi të gatshëm dhe administrata jonë është e gatshme që të gjitha çështjet të cilat dalin në pajtueshmëri me BE-në, t’i përmbushim gjatë bisedimeve”, shtoi Ivanov.

Këto deklarata presidenti Gjorge Ivanov i bëri në kazermën “Çojlija” ku dhe si çdo vit, në mënyrë tradicionale i vizitoi pjesëtarët e ushtrisë në ditën e parë të vitit, duke u uruar një vit të mbarë dhe plotësimin e dëshirës shumëvjeçare të gjithë pjesëtarëve të ARM-së për inkuadrim në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat