Zaev: Nuk kemi zgjidhje tjetër pos realizimit të reformave

Maqedonia

Zaev: Nuk kemi zgjidhje tjetër pos realizimit të reformave

Më: 1 janar 2018 Në ora: 19:36
Zaev

Në një intervistë për Dojçe Velen, edhe Zaev e cilëson 2018 si vitin kyç për vendin.

“Mbetemi të fokusuar në politikën e jashtme, sidomos sa i përket aspiratave tona për anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe në përmirësimin e raporteve me vendet fqinje si dhe vendet tjera të rajonit. Integrimi i Maqedonisë jashtë, nevojitet për të siguruar kushte për jetë më të mirë të qytetarëve brenda shtëpive të tyre”,- theksoi Zaev.

Sipas tij, “plani 3-6-9 për reformat urgjente po realizohet në tërësi, në një proces gjithëpërfshirës. Ka mbaruar koha kur ligjet skicoheshin nëpër kabinete, e më pas të njëjtat u imponoheshin qytetarëve. Tani ligjet sillen në konsultime me qytetarët. Zgjidhjet ligjore që u imponuan në analizën e raportit të Pribesë duhet të zbatohen që qytetarët të kthejnë besimin në sistem”,- tha Zaev.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër pos realizimit të reformave në afatet e parapara. Jemi angazhuar për zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit, para ligjit do të përgjigjen të gjithë ata që e shkelin të njëjtin”,- deklaroi Zaev në intervistën për Dojçe Velen.

Shefi i ekzekutivit është shprehur optimist edhe për zgjidhjen e ngërçit me Greqinë për emrin. Por, për vendimet e rëndësishme, sipas tij, është e patjetërsueshme edhe bashkëpunimi me opozitën dhe ka ftuar të njëjtën që bashkërisht me shumicën parlamentare të tregojë se Maqedonia ka kapacitet demokratik për të çuar përpara proceset e filluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat