Maqedoni, 65 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë Vitit të Ri

Maqedonia

Maqedoni, 65 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë Vitit të Ri

Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Në Klinikën Universitare për Traumatologji, Ortopedi, Anestesiologji, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente në Shkup gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ndihmë mjekësore kanë kërkuar 63 pacientë.

Prej tyre shtatë janë hospitalizuar dhe atë katër në neurokirurgji dhe nga një pacient në traumatologji, kirurgji plastike dhe kirurgji digjestive.

Drejtori i Klinikës Universitare, Ilir Hasani, tha se pacienti i pranuar në traumatologji ka thyrje të ashtit të kofshës, shkaktuar nga një aksident komunikacioni në Veles.

Dy pacientë tjerë të lënduar gjatë rrahjes, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore, janë lëdhuar për mjekim shtëpiak, ndërsa edhe një pacient i lënduar në fatkeqësi komunikacioni është lëshuar.

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën Universitare për TOARMI nuk janë pranuar pacientë të lënduar nga mjetet piroteknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat