Ivanov: Këtë vit shpresojmë të hyjmë në NATO

Maqedonia

Ivanov: Këtë vit shpresojmë të hyjmë në NATO

Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:02
Presidenti Gjorgje Ivanov

Presidenti Gjorgje Ivanov së bashku me shefin e Shtabit të ARM-së Metodija Velickovski kanë vizituar sot pjesëtarët e ushtrisë në kazermën ”Çojlija” të cilët ishin në detyrë natën e ndërrimit të viteve.

Duke uruar një vit të mbarë Ivanov tha se përmbushja e dëshirës së të gjithëve këtë vit është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Kreu i shtetit lavdëroi ushtrinë për përballimin e sfidave në të kaluarën.

E pamë se cili ishte roli i ushtrisë në ruajtjen e Republikës së Maqedonisë gjatë migracionit ilegal, Sa është e përfshirë dhe e gatshme për të përmbushur të gjitha sfidat e menaxhimit të krizave dhe që është gjithmonë e para në të gjitha fatkeqësitë dhe gjithmonë kur ka nevojë për të ndihmuar -deklaroi Gjorgje Ivanov, President i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat