Zv/kryministri Lika me urim special për Vitin e Ri

Maqedonia

Zv/kryministri Lika me urim special për Vitin e Ri

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 18:11
Hazbi Lika

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, në vigjilje të kremtimit të fillimit të Vitit të Ri, në emrin e tij personal dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjessë Ohrit i uron shumë shëndet dhe mirëqenie të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

“Ky vit ka qenë njëkohësisht sfidues dhe shpërblyes për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, por e përfunduam me përmbyllje të nismave kyçe të cilat do të ndihmojnë në procesin e përmirësimit të pozicionimit tonë në shtyllat e këtij shteti multietnik dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kohezionit social”, thotë Lika.

Sipas Likës, respektimi i diversitetit kulturor dhe religjioz shërben në forcimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së Maqedonisë, andaj duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të kontribuojmë vazhdimisht në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat