Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 10:33
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet nëpër korsi kryesisht të thata. Korsi të lagështa vërehen në vendet më të larta malore. Për shkak të mjegullës, në Smillkovë dukshmëria është zvogëluar në 50 deri më 100 metra.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat