Maqedoni, propozime për ndryshime ligjore në sferën e turizmit deri në shkurt të vitit 2018

Maqedonia

Maqedoni, propozime për ndryshime ligjore në sferën e turizmit deri në shkurt të vitit 2018

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim

Deri në gjysmën e parë të muajit shkurt të vitit 2018, bashkësia e afaristëve duhet të dorëzojë propozim-ndryshimet e ligjeve për veprimtari turistike dhe hoteliere.

Kufizimi i afatit të lejeve për veprimtari turistike në 3 vjet, mundësia për vendosjen e licencës së re për operatorë-turistik, sigurimi i aranzhimeve, licencave për ciceronë me afat të caktuar, si dhe përforcim i kontrolleve për agjenci dhe ciceronë të paregjistruar me qëllim të ndaljes së konkurrencës së padrejtë, janë vetëm
disa nga ndryshimet që pritet të propozohen.

Sa i përket veprimtarisë hoteliere, kërkohet ndryshimi i Rregullores për kategoriizm në drejtim të vlerësimit të shërbimeve, kategorizimit të të gjithë objekteve hoteliere për qëndrim dhe ushqim me rregullore të veçanta, duke përfshirë forma të reja që nuk janë përdorur deri më tani, si rregullimi i shitjes nëpërmjet on-line operatorëve, vendosja e sistemit elektronik për turistë, rregullimi i tatimit për qëndrim të përkohshëm, kontroll i përforcuar për objekte të paregjistruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat