Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 20:39
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Ka reshje të dëborës me intensitet të lehtë në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, por dëbora nuk mbetet në rrugë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat