Maqedonia, shumë shpejtë në zgjedhje të reja parlamentare?

Maqedonia

Maqedonia, shumë shpejtë në zgjedhje të reja parlamentare?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 dhjetor 2017 Në ora: 17:04
Selia e Qeverisë së Maqedonisë

Pas zgjedhjes së ministrave të rinj nga ana e Kuvendit dhe pas paralajmërimit të kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në Maqedoni filluan dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës nga Qeveria, duke e braktisur koalicionin qeveritar.

Politikanët  të cilët janë pjesë e politikës së Zaevit nuk po i mbrojnë mjaftueshëm të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike ku sipas tyre Qeveria e Zaevit, rrezikon të rrëzohet pas fillimit të dorëheqjes së funksionarëve të Aleancës nga ekzekutivi.

Në lidhje me atë se a po a po i mbrojnë mjaftueshëm të drejtat e shqiptarëve politikanët që janë pjesë e politikës së Zaevit, njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Zudi Xhelili, ka thënë për “Bota sot” se Qeveria u formua nga votat e Aleancës për shqiptarët, 49 LSDM, 10 BDI, plus 3 Aleanca që barazoi shifrën me 62 deputetë, të cilët e formuan shumicën e re parlamentare për ta përcjellë në histori Nikolla Gruevskin dhe klanin e tij mafioz.

Image
Zudi Xhelili

Sipas tij, edhe pse Aleanca ishte çelësi për formimin e qeverisë përsëri nga ana BDI-se hasi në opstrukcione si rezultat drojës nga humbjet e zgjedhjeve të ardhshme.

“BDI është e mësuar për mesë 15 vite të jetë pjesëmarrëse në qeveri me partitë maqedonase dhe nuk mund t’i durojë edhe partnerët tjerë shqiptarë. Pra kjo zili u shfaq që në fillim duke zhagit emërimin e funksioneve të Aleancës për Shqiptarët dhe me fillimin e zgjedhjeve lokale retorika u ashpërsua akoma dhe raportet mes partnereve qeveritar u keqësuan edhe më tepër. BDI filloi t’i bëj presion Zaevit në mënyrë që të largojnë Aleancën nga qeveria sepse kërkojnë shumë të drejta për shqiptarët. Ministra të BDI-së shpesh herë kanë shprehur shqetësime se përse Aleanca i afatizon premtimet e Zaevit për shqiptarët p.sh Ligji për gjuhën shqipe dhe ligje tjera që ofrojnë barazi mes popujve këtu në Maqedoni”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili.

Ai mes tjerash ka theksuar se nëse VMRO ishte e kriminalizuar atëherë edhe BDI-në e kishin partner për 10 vite.

“Zaevi i m’varun nga numrat që ka BDI e heshti kriminalitetin në bllokun shqiptar, dhe kjo situatë solli deri te servilizmi i BDI -së ndaj Zaevit dhe harresa e Zaevit ndaj obligimeve që mori ndaj shqiptarëve të cilët e votuan të bëhet kryeministër, se për ndryshe sot do të ishte i dënuar ngaqë mbi kokë kishte akuza për vepra penale nga ish qeveria Vmro-Bdi. Ziadin Sela heroi për formimin e qeverisë sot është fajtor vetëm pse kërkon të drejtat e barabarta të shqiptarëve në Maqedoni dhe vetëm përse e rrezikon BDI-në në zgjedhjet e radhës dhe dëbohet nga Qeveria”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili.

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, Sulejman Mehazi, njohës i çështjeve politike, duke folur rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni, ka thënë se sipas te gjitha parashikimeve, analizave e veprimeve politike, patjetër të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Ai ka thënë se Zaevi duke marrë fitore të thellë gjatë zgjedhjeve lokale për të forcuar pushtetin qendror, po përgatitet për zgjedhje parlamentare.

“Me largimin e Zijadin Selës, Zaevi tani së bashku me Ali Ahmetin e ka më lehtë për të bërë veprimet politike ashtu si do vet, pasi Aleanca për Shqiptarët ishte pengesë e veprimeve vëllazërore të Zaevit e Alisë. Mendoj se pengesa kryesore e qeverisjes së Zaevit e Aliut ishte nacionalizmi shqiptar i Zaevit, kundruall intengriste e socialiste shqiptare-maqedone. Afatshkurtësia e kësaj qeveria është dhe për shkak numrit të brishtë e të kufizuar të deputetëve 62. Zaevi me politikën e tij ‘titiste’ vëllazërore mendon se do marrë shumë votues shqiptarë me qëllimin që të del ku të del të bëhet parti kryesore, jo vetëm maqedonase, por edhe shqiptare. Shkurt, Zaevi po luan rrolin e një ‘Tito të vogël’ (mali Tito) që është shumë e rrezikshme për shqiptarët e Maqedonisë, pasi mjerisht shqiptarët e kësaj Republike udhëhiqen ende nga partia e kriminalizuar e BDI-së”, ka përfudnuar Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat