Maqedoni, mjekim falas për kategoritë e rrezikuara sociale

Maqedonia

Maqedoni, mjekim falas për kategoritë e rrezikuara sociale

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:30
Venko Filipçe

Ministri i ri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe në konferencën e parë të tij për shtyp pas emërimit në këtë post u zotua për përmirësimin e gjendjes në Shëndetësisë Publike në vend.

Ndër projektet kyçe ai përmendi sofistikimin dhe mbindërtimin e sistemit elektronik “Moj Termin” ndërkaq u zotua se pagat e mjekëve do të rriten në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm.

Filipçe shtoi se pagesa për kujdestari që bëjnë mjekë dhe motrat medicinale do të ketë rritje, ndërkaq siguroi se Maqedonia nuk do të ketë më krizë për insulina si dhe mungesë të ilaçeve për sëmundjet e rralla.

“Janë siguruar mjete shtesë për rritjen e çmimit të kujdestarisë edhe atë për të gjithë mjekët e Qendrës Klinike dhe për të gjithë spitalet e gjithë vendit, ku përfshihet kujdestaria e të gjithë mjekëve dhe motrave medicinale. Kjo që ndodhi, nuk do të na ndodhë më. Problemi është tek procedura, nuk ka për detyrë që furnizuesi në afat të saktë që të furnizojë insulina, për këtë shkak do të ndryshohet procedura, që të mund të sigurohen edhe aksione”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pjesa më e madhe e projekteve të prezantuara sot nga ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë janë vazhdimësi e projekteve të nisura të ish ministrit Nikolla Todorov. Ai po ashtu premtoi edhe shërim falas të kategorive të rrezikuara sociale.

“Qëllimi jonë është që të zmadhojmë ekspertizën e mjekëve tanë vendor në veçanti në pjesën ku tek ne mungon, pasi shumë para shpenzohen për shërim jashtë vendit, me këtë rast spitalet private në vend i shohim si partnerët tanë. Do të punojmë intensivisht që të ketë shërim falas për kategoritë e rrezikuara, gjegjësisht për shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Po ashtu në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë mjetet për mbarimin e punimeve në spitalin e Shtipit, Strumicës dhe Ohrit”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i ri i Shëndetësisë Venko Filipce gjatë periudhës së kaluar ka qenë këshilltar nacional i ish ministrit të Shëndetësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov.

Ndërkaq babai i tij, Ilija Filipce ka qenë ministër i Shëndetësisë nga partia Socialiste gjatë periudhës 1994-1997, kur edhe dha dorëheqje. Për të thuhet se ka pasur një aferë të madhe që ka të bëjë me paketimin e barërave me afat të skaduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat