Sela në takim me familjen e Feta Halimit

Maqedonia

Sela në takim me familjen e Feta Halimit

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:51
Lideri i ASH-së, Ziadin Sela

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela është takuar me familjarët e Feta Halimit, kumanovarit që i shpëtoi jetën më 27 prill, por që tani gjendet në burg.

"E drejta ndoshta vonon por kurr nuk harron! Me Familjen e Feta Alimi?, ka shkruar Sela në Facebook.

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë në ClickPlus në Tv21 u shpreh se Feta Alimi u burgos sepse ka shpëtuar Ziadin Selën.

"Me keqardhje e them këtu pasi u burgos një njeri i cili të vetmin faj që ka bërë është që ka shpëtuar Ziadin Selën. Unë nuk shoh diçka tjetër. Akuza që ngrihet për Fetain është për mos veprim. Kush veproi në atë mbërmje, që tani është shpërblyer, veproi Dehari zv/ i Çavkovit?, askush nuk veproi, çfarë faji paska pra Fetahu", u shpreh Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat