Maqedoni, aktive masat urgjente kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

Maqedoni, aktive masat urgjente kundër ndotjes së ajrit

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:20
Ilustrim

Të lirohen prej obligimeve të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, me rekomandimin e mjekut amë, është një prej masave që dje në mëngjes hyri në fuqi pas informacioneve të marra prej DPHM për cilësinë e ajrit, që për dy ditë radhazi është tejkaluar mbi vlerat e lejuara, gjegjësisht mbi 200mg/m veçanërisht në pikat matëse në Lisiçe, tek Rektorati dhe në Tetovë ku arriti deri në 600mg/m.

MMJPH këto masa i propozon në pajtim me konstatimin e Qeverisë së RM-së në seancën e 40-të në të cilat propozohet riorganizimi i orarit të punës dhe personave të cilët punojnë në hapësira të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17.

Me masat rekomandohet që Qeveria t’u japë urdhër të gjitha organeve të administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe SHA në pronë shtetërore si dhe Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e Shëndetit dhe Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojnë strehimore për vendosjen e personave të pastrehë, t’u japin mbështetje personave të moshuar dhe të vetëm përmes organizimit të vizitave.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor prej dje në terren bëjnë kontrolle të përforcuara të subjekteve juridike të cilat posedojnë leje ekologjike të integruara A.

Këto aktivitete janë ndërmarrë si rezultat i pragut të alarmimit për tejkalimin e vlerës prej 200 mikrogramëve në një metër kub për dy ditë me radhë të grimcave PM10 në ajër.

Shkupi dhe Tetova janë përfshirë me kontrolle të përforcuara të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, ndërsa nëse është e nevojshme do të përforcohen edhe me inspektorë të qyteteve të tjera në vend.

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, Qyteti i Shkupit solli vendim për transport falas në autobusët e NTP-së dhe në autobusët e transportuesve privatë.

Transporti falas do të mundësohet deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit, për çka opinioni në mënyrë shtesë do të njoftohet.

Midis masave, siç theksoi kryetari i Shkupit, është ndërprerja e të gjitha aktiviteteve ndërtimore dhe ju bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Qytetit të Shkupit t’i ndërpresin aktivitetet ndërtimore në kompetencë të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat