Vazhdon gjykimi për rastin "Treqind"

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin "Treqind"

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:07
Ilustrim

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së, “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve, raporton MIA.

Kjo është edhe seanca e fundit e caktuar për një lëndë të PPS-së në Gjykatën Penale për këtë vit.

Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht u ka ndarë marrëveshje për shitblerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve Porshe Maqedonia SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Avto Kukja SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.

Në këtë lëndë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit  bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat