”Kryetari i Greqisë të thërret takim liderësh për çështjen e emrit të Maqedonisë”

Maqedonia

”Kryetari i Greqisë të thërret takim liderësh për çështjen e emrit të Maqedonisë”

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:31
Panos Kamennos

Panos Kamennos, partneri qeveritar i Alexis Tsipras, njëherësh ministër i Mbrojtjes greke, ripërsëriti qëndrimin e tij rreth çështjes së emrit, qëndrim të shprehur edhe më parë.

Ai deklarohet kundër një ujdie që përmban fjalën ‘Maqedonia’ në zgjidhjen e çështjes së emrit, respektivisht nuk do të mbështet një zgjidhje të tillë në Kuvendin e Greqisë.

Njiherit, Kammenos i bëri thirrje kryetarit Prokopis Pavlopoulos që të thërret një takim liderësh për të diskutuar për çështjen e emrit. Sipas gazetës ”Kathimerini”, Kammenos kërkon që qëndrimi i tij të mos konsiderohet si kritikë ndaj Nikos Kotzias, për të cilin thotë se është ministri më i mirë që e ka patur Greqia në politikën e jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat