Presidenti Ivanov e priti liderin e ri të VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Presidenti Ivanov e priti liderin e ri të VMRO-DPMNE-së

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 18:23
Hristijan Mickoski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ia ka uruar zgjedhjen e Mickoskit dhe i ka dëshiruar sukses në kryerjen e kryetarit të funksionit të VMRO-DPMNE-së.

Presidenti Ivanov ka shfaqur pritje se VMRO-DPMNE si parti më e madhe opozitare, në mënyrë aktive do të japë kontribut në proceset për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat