Kuvendi duhet të votojë, ose jo, dy kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Maqedonia

Kuvendi duhet të votojë, ose jo, dy kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 08:42
Emrat e propozuar janë Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski

Në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahet seanca e 27-të, ku në rend dite janë propozimet e kryetarit Gjorge Ivanov për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Emrat e propozuar janë Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski, të propozuar para një muaji.

Në arsyetimin e propozimeve, kryetar konsideron se me këta dy anëtarë Gjykata Kushtetuese do ta kryej funksionin e saj me përgjegjësi gjatë mandatit sa do të jenë edhe këta kandidatë pjesë e saj.

Dardko Kostadinovski është doktor shkencash në Universitetin Kirili dhe Metodi, në sferën e të drejtës ndërkombëtare, kurse Osman Kadriu është jurist me nam në Maqedoni dhe si propozim ka ardhur edhe nga bashkësia akademike, si epsekrt në të drejtën obligative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat