OJQ-të në Maqedoni: Avokati i Popullit duhet të jetë rezistent ndaj çdo ndikimi politik-partiak

Maqedonia

OJQ-të në Maqedoni: Avokati i Popullit duhet të jetë rezistent ndaj çdo ndikimi politik-partiak

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 14:33
Avokati i Popullit

Avokati i Popullit është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që duhet të promovojë, mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Duke pasur parasysh këtë, OJQ ‘Infoqendra’, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të prjektit “Mbikëqyrja qytetare e Avokatit të Popullit”, në vazhdimësi e vëzhgon punën e Avokatit të Popullit.

Në këtë periudhë, përqëndrimi i vëzhgimit ka qenë funksionimi i zyrave rajonale të Avokatit të Popullit në Strumicë, Manastir, Shtip, Kumanovë, Kërçovë dhe Tetovë, si dhe perceptimi i gazetarëve dhe aktivistëve qytetarë për shkallën e transparencës, qasshmërisë dhe efikasitetit të këtij institucioni.

Avokati i Popullit është i perceptuar si institucion transparent dhe i hapur, nga ana e qytetarëve, aktivistëve dhe gazetarëve, por, përvoja e deritanishme tregon se qytetarët nuk janë akoma të informuar mjaftueshëm për kompetencat e tij dhe rolin e tij në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gazetarët dhe aktivistët besojnë se nëse Avokati i Popullit dëshiron të përforcojë reputacionin dhe efikasitetin e vet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duhet të jetë i çliruar dhe të jetë rezistent ndaj çdo ndikimi politik-partiak, të ketë buxhet të pavarur dhe kuadrin e vet përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat