Taravari i përgjigjet Zaevit: Shëndetësia kompromis për 27 prillin, e jo për shkak Arben Taravarit

Maqedonia

Taravari i përgjigjet Zaevit: Shëndetësia kompromis për 27 prillin, e jo për shkak Arben Taravarit

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 21:41
Arben Taravari

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravari nëpërmjet një postimi në fejsbuk i përgjigjet kryeministrit Zoran Zaev duke i thënë që Ministria e Shëndetësisë ju dha Aleancës për shkak të 27 prillit, e jo siç thotë Zaevi përshkak të Arben Taravarit.

Vijon postimi i plotë:

Kjo është një deklaratë që jam i shtrënguar ta bëj për shkak të një refreni qesharak, i cili po përsëritet kaq shpesh kohët e fundit sa po kthehet në një argument nga ana e kryeministrit.

Zoran Zaev ka thënë që Ministria e Shëndetësisë iu dha Aleancës për Shqiptarë për shkakun tim… kur e dëgjova për herë të parë më erdhi keq për të, pasi ndodhej aq ngushtë në pozicionin e tij dhe në mungesën e çdo argumenti bindës për rrëmbimim e

Ministrisë së Shëndetësisë nga ne, lëshonte një lajm të papjekur!

Qesharake!

Por e pashë që i shkreti kryeministër e përsëriti disa herë këtë pseudo-argument!

Dëshpërimisht qesharake!

Këtë shpjegim të Zaevit nuk e beson asnjë fëmijë 5 vjeçar!
 

Sigurisht që Ministria e Shëndetësisë iu dha Aleancës se pa këtë parti nuk bëhej dot qeveria! Qeveria! E mbani mend si nisi ky ndryshim?! Ishte ajo kohë kur në parlament, ju u gjakosët por ama Ziadin Sela krah jush desh vdiq! Ju kujtoj, jo Ali Ahmeti që keni në krah, po Ziadin Sela! Dhe pa asnjë dyshim unë u zgjodha nga Aleanca dhe jo nga ju për ta drejtuar atë ministri! Pa asnjë dyshim ju nuk keni asnjë argument serioz bindës për t’i treguar popullit dhe bini në nivele infantile!

Kush ju bëri të humbisni fillin z.Zaev?!

Filluat dhe ju t’i trajtoni ministritë si lodra që ua jepni atyre që qajnë më shumë?! Apo keni ndonjë fëmij në koalicion që është i hidhëruar me ne dhe nuk na do?!

Me keqardhje për qeverinë,
Arben Taravari
Kryetar i Komunës së Gostivarit

E mbi të gjitha Krenarisht pjesë e Aleancës për Shqiptarë!

P.s- Zaev, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë keni të përbashkët me Gruevskin?!
Ju a them unë: vetëm Ali Ahmetin!
Interesante…si ka mundësi?!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat