Punëtori për prodhimtarinë organike bujqësore në Maqedoni

Maqedonia

Punëtori për prodhimtarinë organike bujqësore në Maqedoni

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Politika për prodhimtari organike, aktivitete postberberike dhe masa për mbështetje, do të jenë temat në trajnimin për gazetarë që këtë fundjavë në Veles e organizon Ministria e Bujqësisë, Shoqata e agrogazetarëve “Media plus” dhe Programi për rritjen e punësimit në treg (IME) të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Prezantime do të mbajnë përgjegjës nga MBPEU për bujqësi organike, si dhe profesorë nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim.

Për bujqësinë organike dhe mbulimin e saj mediave në Zvicër, gazetarët do të kenë mundësi të dëgjojnë nga kolegu zviceran, Markus Spuler.  Në kuadër të trajnimit është paraparë edhe vizitë e fermës për ushqim organik në Strumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat