Viti 2017 në Maqedoni, 122 të vdekur në 7300 aksidente

Maqedonia

Viti 2017 në Maqedoni, 122 të vdekur në 7300 aksidente

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Për shkak të mosrespektimit të rregullave për kufizim të shpejtësisë dhe për mbajtjen e drejtimit të duhur të lëvizjes, në Maqedoni nga janari e deri në nëntor të këtij viti kanë ndodhur 7.330 aksidente rrugore.

Prej tyre, 3.694 janë me pasoja më të rënda. Kanë vdekur 122 persona, ndërsa me dëm material janë 3.626, tregojnë treguesit e Lidhjes Republikane për Siguri të Qarkullimit Rrugor (LRSQRR) në shtatë rajone të veprimit në pajtim me rekomandimet e Këshillit Evropian për siguri në trafik.

Sipas tyre, 81 për qind e shoferëve në Pehçevë përdorin rrip sigurimi, derisa ndërkaq 91,3 për qind banorë të Shtipit nuk e përdorin rripin e sigurimit. Në Llozovë 70,6 për qind e shoferëve të motoçikletave përdorin kaskë mbrojtëse.

Treguesi që ka të bëjë me këmbësorët tregon se në Shtip 94,1 për qind e shoferëve janë ndalur para vendkalimit për këmbësorë të lëshojnë këmbësor, derisa ndërkaq në Resnjë 77,4 për qind nuk janë ndalur. Në Karposh të Shkupit 86,5 për qind kanë kaluar në vendkalim për këmbësorë, ndërsa në Vasilevë kalohet jashtë vendkalimeve për këmbësorë.

Të dhënat e LRSQRR të cilat kanë të bëjnë në numrin e shoferëve të cilat drejtojnë automjete të paregjistruara tregojnë se në Pehçevë janë regjistruar 100 për qind e makinave, ndërsa Prilepi  kryeson me 26 për qind makina të paregjistruara.

Banorët e Kratovës adhurojnë të shkelin pedalin e gazit dhe 7,6 për qind prej tyre e kanë kaluar shpejtësinë e lejuar mbi 50 kilometra në orë, derisa ndërkaq në Kërçovë 78,4 për qind e shoferëve ngasin me leje të lejuar.

Treguesit për siguri në trafik prezantojnë rezultate të ndërlidhura të masave të zbatuara për sigurinë në trafik. Prandaj, po bëhen përpjekje që të vendoset mënyrë bashkëkohore e ndjekjes dhe vlerësimit të situatës së sigurisë në trafik që do të evitojë mungesat e qasjes tradicionale. Ndjekja e zbatimit të treguesve të sigurisë së trafikut është një nga qasjet më bashkëkohore të cilat më shumë premtojnë.

LRSTRR e vlerësoi këtë vit si të suksesshëm në aspektin e veprimeve që ata i ndërmarrin, dhe për këtë, siç thanë, tregojnë edhe të dhënat në të cilat theksohet se është ulur numri i aksidenteve rrugore, personave të lënduar dhe të vdekur në vitin paraprak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat