Maqedoni, ja sa është neto paga mesatare për muajin tetor

Maqedonia

Maqedoni, ja sa është neto paga mesatare për muajin tetor

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:49
Denaret maqedon

Neto rroga e paguar mesatare në tetor arrin 23.356 denarë dhe është rritur për katër për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. 

Sipas të dhënave të publikuara, rritje të neto-rrogës ka në sektorët Art, argëtim dhe rekreacion, Miniera dhe nxjerrje e gurëve dhe Industri përpunuese. Në krahasim me shtatorin, rritje të neto-rrogës është vërejtur në sektorin Miniera dhe nxjerrje e gurëve, Transport dhe deponim dhe Furnizim me ujë, heqja e ujërave të zeza, menaxhim me mbeturinat dhe veprimtari për sanim të ambientit.

Bruto rroga e paguar mesatare arrin 34.266 denarë dhe ajo është rritur për 3,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në tetor 1,6 për qind e të punësuarve nuk kanë marrë rroga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat