Shtyhet gjykimi për rastet "Target" dhe 'Fortesa"

Maqedonia

Shtyhet gjykimi për rastet "Target" dhe 'Fortesa"

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:44
Gjykimet e rasteve Target dhe Fortesa

Për shkak të mosplotësimit të parakushteve ligjore, nuk ka filluar as sot gjykimi për rastin “Target” dhe “Fortesa”.

Për shkak të mosplotësimit të parakushteve ligjore, nuk ka filluar as sot gjykimi për rastin “Target” dhe “Fortesa”, ku të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, dhe nëntë persona të tjerë.

 Si arsye për dështimin e seancës ishte angazhimi i njërit nga avokatët mbrojtës në rastin “Trust”. Mijallkov akuzohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare dhe për shpërblime për ndikime kundërligjore.
 

Rasti “Target” dhe “Fortesa” ka të bëjë me shkatërrimin e paligjshëm të dy sistemeve të përgjimit në MPB dhe ndjekjen e paligjshme komunikimeve telefonike të mbi 5000 numrave telefonikë pa urdhër gjyqësor.
 
Dje mbrojta ka dorëzuar dëshmitë për këtë rast, ndërsa në pyetjet e gazetarëve për Mijallkovin se për çfarë dëshmi bëhet fjalë i njëjti nuk deshi të konkretizojë por shkurt u përgjigj se akoma është herët.
 
“Akoma është herët të flas për dëshmitë e propozuara”,- deklaroi i akuzuari, Sasho Mijallkov.
 
Në këto dy lëndë të bashkuara si “Target” dhe “Fortesa”, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare akuzohen edhe Goran Grujevsi dhe Nikolla Boshkovski, të cilët munguan për shkak të ndodhjes në paraburgim në Greqi dhe për të njëjtit gjatë ditës së sotme pritet vendim për ekstradimin në Maqedoni. 
 
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 17 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat