Arsimi i mesëm në Maqedoni, nxënësit ankohen për kushtet

Maqedonia

Arsimi i mesëm në Maqedoni, nxënësit ankohen për kushtet

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 21:13
Ilustrim

Cilësia në arsim, mungesa e librave, kushtet nëpër shkollat e mesme dhe kuadër jo adekuatë I profesorëve ishin pikat për të cilat edhe njëherë ngritën zërin Unioni I Nxënësve Shqiptarë.

Temat e lartpërmendura edhe pse ishte premtuar se do të dëgjoheshin dhe debatohen nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të njëjtit në momentin e fundit refuzuan pjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se kishin obligime të paparashikuara. Ndërkohë, nxënësit të revoltuar me këtë gjest të përfaqësuesve ministror thanë se edhe një herë po dëshmohet mos interesim i këtij dikasteri për realizimin e reformave dhe përmirësimin e gjendjes në fushën e arsimit.

Për fat të keq, nuk e di për çfarë arsye, ne në kohën e fundit dhe në momentin e fundit, përfaqësues nga Ministria, drejtori për Byro për Zhvillim në momentin e fundit na thanë që nuk kanë mundësi që të vijnë edhe pse ky debat për ne do të ishte I një vlere shumë të madhe por gjithashtu edhe për nxënësit në përgjithësi. Për arsye se ndoshta ky debat do të ishte një nxitje për ndryshime më të mëdha. Ka mungesë të librave, ka mungesë të themi realisht të vullnetit, kushteve shkollore për arsye se duhet disa gjëra që të ndryshohen që së fundi të arrihet diçka e mirë- tha Ylber Gashi, kryetar I UNSH-së.

Si probleme kryesore janë librat, në disa raste janë edhe profesorët, kuadri, por edhe nxënësit, duhet të ekzistojë një selektim I nxënësve, por gjithashtu edhe I profesorëve. Probleme të përditshme ka shumë, në disa shkolle nuk ka kabinete të kimisë, fizikës, informatikës, këtu tek ne mungojnë shumë libra, mungesa e librave është shumë e evidenteankohet nxënësi Valon Ejupi.

Profesori Naser Miftari tha se stërgjatja e reformave në arsim është çështje politike, prandaj edhe vonohet në këtë drejtim.

Fakt është se për tu realizua, për tu bërë një ndryshim I duhet një vendim e vendimin duhet ta sjellë faktori politik. Kisha apelu në këtë rast që ata të jenë më vigjilent në këtë drejtim dhe të jenë sa më të organizuar që sa më shpejtë ti rrekemi gjithë kësaj, pasi kjo nuk është vetëm kërkesë e jona por është kërkesë edhe e gjithë Unioit Evropian në bazë të plan-programeve që kanë- apelon profesori Naser Miftari.

Përfaqësuesit e ministrisë së arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit që duhej sot të përballeshin me një numër të madh nxënësish të shkollave të mesme, për t’i dëgjuar nga afër problemet e lart-theksuara ishin Rizvan Bela dhe Nurae Xhambzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat