"Viti 2018 do të jetë kyç për Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë”

Maqedonia

"Viti 2018 do të jetë kyç për Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë”

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 12:29
Ilustrim

Mediat greke shkruajnë se qëndrimet e ndryshme të koalicionit qeveritar grek në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë janë të paqëndrueshme, sidomos pas rrethanave pozitive që janë krijuar.

Këto zhvillime pozitive janë sfiduar nga dekalrata e ministrit të Mbrojtjes greke, Panos Kammenos, i cili tha se përfshirja e fjalës ”Maqedonia” nuk do të pranohet.

Për zv. ministrin e qeverisë së Kostas Simitis, Nikos Bistis, koha po kalon për Greqinë, si për çështjen e emrit, ashtu edhe për atë me Qipron. Sipas tij, këto dy çështje krijojnë shpërqëndrim në diplomacinë greke, duke shtuar se Greqia duhet ta ketë parasysh që 140 vende e kanë njohur Maqedoninë me këtë emër kushtetues që e ka.

Për Bistis, nëse 2017-ta ishte kyçe për Greqinë për çështjen qipriote, 2018-ta do të jetë kyçe për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat