Kasami takon ambasadorin holandez, diskutojnë për aktualitetin politik në vend

Maqedonia

Kasami takon ambasadorin holandez, diskutojnë për aktualitetin politik në vend

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 15:15
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, dhe përfaqësues tjerë të partisë, takuan ambasadorin e Mbretërisë të Holandës, Wouter Plomp, transmeton Express.

Siç njoftojnë nga kjo parti, në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe për periudhën me rëndësi për vendin në të ardhmen drejt integrimit në NATO dhe BE.

Kryetari Kasami ripërsëriti mbështetjen e proceseve reformuese në vend dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa edhe në të ardhmen përmes grupit parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat