Sijatro: Ne do ta mbështesim Maqedoninë pa dallim se kush është në pushtet

Maqedonia

Sijatro: Ne do ta mbështesim Maqedoninë pa dallim se kush është në pushtet

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 11:58
Sijatro

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe i tregtisë Peter Siatro në një intervistë për MIA-n, e cila do të publikohet sot, theksoi se vendi i tij do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik pa dallim se kush është në pushtet.

I pyetur për mbështetjen të cilën ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe lider i VMRO-DPMNE-së, e gëzon edhe derisa ishin në pushtet edhe tani në opozitë nga partia Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Siatro thotë se dy partitë janë si motra në kuadër të Partisë Popullore Evropiane dhe se ai dhe Hungaria janë mirë të njoftuar me, siç tha, përpjekjet të cilat Gruevski i ka investuar në proceset për integrimin e Maqedonisë më BE dhe në NATO.

Nuk deshi të komentojë nëse VMRO-DPMNE-ja pas dorëheqjes së Gruevskit dhe tentimeve për të zgjedhur lider të ri dhe të reformohet ka gjasa të bëhet opozitë e vërtetë demokratike në Maqedoni.

“Nuk është korrekte nga perspektiva ime të jap gjykim për këtë. VMRO-DPMNE-ja është partia jonë si motër në Partinë Popullore Evropiane. Në bazë të rezultateve nga zgjedhjet ai më nuk është kryeministër, ky është vullnet i popullit tuaj. Unë nuk do të jem në atë grup njerëzish, të cilët do t’i heqin vizën ish-kryeministrin”, thotë Siatro.

Theksoi se Hungaria prej kohësh ka qenë mbështetëse e fuqishme e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se kjo ashtu do të jetë.

Për kontestin për emrin me Greqinë mendon se duhet të vendos në bazë bilaterale.

“Çdo përzierje nga pala e tretë nuk do të jetë ndihmë”, thotë Siatro në intervistë për MIA-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat