Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 08:46
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht në pjesët verilindore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, përgjatë Vardarit kohë pas kohe do të përforcohet.

Temperatura do të lëvizë prej minus një deri pesë gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.
Temperatura do të arrijë deri tre gradë.
Pastaj vijon periudhë e motit të thatë dhe e ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe ditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat