BE miraton 72.3 milion euro për të ndihmuar Maqedoninë

Maqedonia

BE miraton 72.3 milion euro për të ndihmuar Maqedoninë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 14:33
BE

BE-ja ka akorduar 72,3 milionë euro ndihmë për Republikën e Maqedonisë për mbështetje ndaj demokracisë dhe qeverisjes dhe përforcimit të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së vendit, kumtuan nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Bëhet fjalë për dy programe të financuara nga BE-ja. Komisioni Evropian më 29 nëntor të këtij viti miratoi Program për aktivitete për Republikën e Maqedonisë për vitin 2017. Në të njëjtën kohë, marrëveshja financiare mes BE-së dhe Qeverisë së Maqedonisë për implementimin e IPA programit vjetor për vitin  2016 u nënshkruar më 30 nëntor.

Prioritete kyçe mbeten kontrolli i kufirit dhe politika e emigracionit, si dhe lufta më efikase kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet parandalimit nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. BE-ja në mënyrë të barabartë do ta mbështesë dhe do ta nxisë reformën e administratës publike, sidomos në pjesën e avancimit të transparencës dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe zhvillim i shërbimeve elektronike për qytetarët, qëllimi i së cilës është kursimi i kohës, orvatjeve dhe parave për qytetarët.

Këto mjete të reja nga BE-ja të dedikuara për kompanitë, për mbështetje këshilldhënëse dhe e-shërbime për sektorin e biznesit pritet që t’i përmirësojë performansat e sektorit privat dhe t’i bëjnë më dinamike kompanitë për shkak të krijimit të më shumë dhe më të mira vende të reja të punës, si dhe përmirësim i profilit ekonomik në vend. Në të njëjtën kohë, investimet e planifikuara në sistemin e arsimit që shkojnë paralelisht me masat inovative në tregun e punës do ta zvogëlojnë diferencën mes ofertës dhe kërkesës së punës dhe do të kontribuojnë për zvogëlim të papunësisë në vend. Cilësinë e përmirësuar të procesit edukativ dhe të shërbimeve sociale do t’i mbështesin të rinjtë në vend, si dhe kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve përmes krijimit të perspektivave për zhvillim social dhe profesional.

“Këto fonde tregojnë sa seriozisht e shikojmë të ardhmen e vendit në BE. Ky është shkaku pse investojmë tani në avancimin e të gjitha sistemeve të saj dhe dërgimin e tyre deri në nivelin e standardeve të BE-së, jo pse këtë e kërkon BE-ja, por për shkak të benefitit të çdo qytetari”, deklaroi euroambasadori Zhbogar me rastin e publikimit të ndarjes së mjeteve të reja për Maqedoninë nga ana e BE-së.

Nga viti 2007 deri më tani vendi ka marrë mbi një miliard euro nga fondet e BE-së për mbështetje të reformave kyçe dhe infrastrukturës. Dyqind e pesëdhjetë milionë euro shtesë do të ndahen për vendin deri në vitin 2020. Ky financim do të ndihmojë për modernizimin e vendit dhe do të sjellë dobi konkrete për qytetarët në të gjitha fushat e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat