Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 09:09
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu gjatë orëve të mëngjesit në pjesët lindore të vendit, ndërsa gjatë ditës në pjesët perëndimore. Për shkak të lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në male do të ketë reshje bore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 8 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 2 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 5 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës deri 12 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat