Serbia mund të tërheqë njohjen për Maqedoninë nëse voton pro Kosovës për në UNESCO

Maqedonia

Serbia mund të tërheqë njohjen për Maqedoninë nëse voton pro Kosovës për në UNESCO

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 18:28
UNESCO

Serbia do të tërheqë njohjen e Maqedonisë nëse kjo e fundit do të zyrtarizojë votën pro hyrjes së Kosovës në UNESCO.

Bëhet fjalë për periudhën kohore të tanishme, pasi Prishtina ka të drejtë të riparaqesë kandidaturën një herë në dy vjet dhe herën e fundit, e provoi në vitin 2017.

Beogradi mund të aktiviziojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shkupin qysh në fillim të vitit 2018.

Sipas mediave serbe, Serbia mund të ndryshojë vendiimin për njohjen e emrit të vendit fqinj, pra Maqedonisë, që aktualisht e njeh me emrin Republika e Maqedonisë. Ky hap i Serbisë rrezikon në fakt të dalë një fiasko, nisur nga zhvillimet e fundit për zgjiedhjen e koniktit të vjetër për emrin me Greqinë.

Janë të gjitha të dhënat që çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet së shpejti, dhe Shkupi zyrtar mund të ketë emrin e vet ndërkombëtar të njohur. Nga kjo pikëpamje, çdo njohje e deritanishme nga të gjitha palët, do të rikonsiderohet për shkak të marrëveshjes eventuale mes Athinës dhe Shkupit. Çka e bën të pavend iniciativën diplomatike serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat