Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar ... Përgjigje epike

Maqedonia

Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar ... Përgjigje epike

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:59
Bekim Maksuti

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Maksuti, i pyetur se kush e ka shkruar Mesharin e Gjon Buzukut, bën gafën e vitit…

Nëse deri më tani keni menduar se veprën ‘Meshari’ e ka shkruar Gjon Buzuku, e keni ‘gabim’.

Zëvendësministri Maksuti, në emisionin ‘Shkurt e shqip’, i pyetur se kush e ka shkruar Mesharin e Gjon Buzukut, është përgjigjur me ‘Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar Marlin Barleti’.

Nuk është hera e parë që vërejmë nga politikanët duke i shprehur aftësitë dhe margaritarët e tyre edhe në sfera tjera.

Por Maksuti nuk e ka lënë me kaq, pasi ka marrë guximin duke qortuar rininë se nuk e di kush e ka shkruan këtë vepër.

Veprën ‘Meshari’ e ka shkruar Gjon Buzuku në vitin 1555 dhe jo siç pretendon zv/ministri Maksuti, se atë e ka shkruar Marin Barleti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat