Klientelizmi vazhdon të jetë i pranishëm në mediat në Maqedoni

Maqedonia

Klientelizmi vazhdon të jetë i pranishëm në mediat në Maqedoni

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Klientelizmi, politizimi i mediave çon në robërimin e mediave, skenës mediale, kshtu ky sektor mbetet i kontrolluar nga qendra të ndryshme të ndikimit.

Kjo u bë e ditur në raportin e indeksit të matjes së klientelizmit në media, që zbatohet nga Partneriteti për zhvillim shoqëror, nga Kroacia, në bashkëpunim me shtët organizata tjera të rajonit, përfshi organizatën Public, nga Maqedonia.

Sipas raportit, Maqedonia ka pësuar rënie në këtë vit (-0,58), Serbia është përmirësuar pak (-0,5), Mali i Zi ka ngecur (-0,55). Rënie është regjistruar edhe në Kroaci (-0,32), Rumani (-0,67) dhe Bosnjë e Hercegovinë (-0,67).

Ky indeks matet në kuadër të projektit ”Rrethi medial, përgjigje e shoqërisë qytetare ndaj korrupsionit dhe klientelizmit në media”. Projekti shqyrton aftësinë e shoqërisë për të zbuluar dhe penguar praktikat klienteliste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat