Propozohet një sistem i ri për mbrojtje sociale në Maqedoni

Maqedonia

Propozohet një sistem i ri për mbrojtje sociale në Maqedoni

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Ekspertët propozojnë që të bëhen ndryshime në sistemin e mbrojtjes sociale përmes zbatimit të të ardhurave minimale të garantuara ku do të përfshihen të gjithë përfituesit e tanishëm për të arritur efekte më të mira.

Sipas Nikica Mojsoska-Bllazhevski, pjesëmarrëse në debatin ”Risi për mbrojtjet sociale gjithëpërfshirëse: ndihma sociale, rroga minimale, të ardhura të dinjitetshme”, sistemi i tanishëm nuk është univerzal dhe nuk mund të vlerësohen të gjitha efektet, pasi që sistemi nuk e arrin qëllimin për uljen e varfërisë, sepse pensionet kanë më shumë ndikim ndaj uljes, e jo transferimet sociale.

Marjan Petrski thotë se modeli i ri do të ndikonte në uljen e varfërisë për një të tretën, do të ulte pabarazinë në shpërndarje.

Ekspertët propozojnë tre skema, e para do të ishte deri 10.800 denarë, e dyta deri 9660 denarë, kurse e treta do të ishte mbi rrogën minimale, që do të ishte për ata që rrogën minimale e kanë më pak se 9000 denarë, ndërkaq shteti mund t’u jep atyre deri 50% të të ardhurave që i realizojnë.

Për këtë reformë nevojiten 2.5% e BPV-së ose rreth 250 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat