Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë përgatitet të blej vaksina kundër gripit sezonal

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë përgatitet të blej vaksina kundër gripit sezonal

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Shteti planifikon të blej 100 mijë vaksina kundër gripit sezonal për vitin që vjen. Për pensionistët vaksinat do të jenë falas, si edhe për personat më të vjetër që nuk kanë të ardhura.

Ky vendim është miratuar nga Qeveria dhe për këtë projekt duhet të ndahen 400 mijë euro. Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se këtë vaksinë e kanë pranuar deri 28 mijë qytetar, pra dozat nuk janë harxhuar të gjitha.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka filluar procedurat për blerjen e vaksinave, duke mos treguar se për çfarë sasie bëhet fjalë. Sasia do të përcaktohet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Kështu janë përgjigjur nga kjo ministri për mediat maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat