Funksionarët shtetëror në Maqedoni do t’i publikojnë harxhimet e tyre zyrtare

Maqedonia

Funksionarët shtetëror në Maqedoni do t’i publikojnë harxhimet e tyre zyrtare

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Të gjithë ministrat, zv. ministrat, sekretarët shtetëror dhe sekretari i përgjithshëm duhet që nga janari i vitit 2018 t’i publikojnë harxhimet zyrtare të bëra në gjashtë muajt e mëparshëm.

Kështu ka vendosur Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme, bëri të ditur Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Për këtë qëllim do të përgatitet një program përmes të cilit të dhënat do të jenë publike. Sipas Boshnjakovskit, ky është një hap më tej për transparencë maksimale.

Ky vendim vjen me kërkesë të Ministrit për transparencë, përgjegjësi dhe komunikim, Robert Popovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat